Detaje nga finalja e Botërorit të Mundjes, Valiev pësoi dëmtim të rëndë në gju
Menjëherë pas humbjes në finalen e Kampionatit Botëror të Mundjes ndaj rivalit japonez, ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Mundjes, e cila njofton se mundësi Chermen Valiev pësoi një dëmtim të rëndë në ligament, megjithatë zgjodhi të vazhdonte garën.
Federata i uron sportistit shërim të shpejtë ndërsa janë publikuar dhe foto të mundësit me këmbën e fashuar.
Kështu, Chermen Valiev i dhuron Shqipërisë një tjetër medalje pasi u rendit i dyti në Botërorin e Mundjes të zhvilluar në Kroaci, duke fituar medaljen e argjendtë në peshën 74 kilogramë.
“Në përballjen finale, Chermen Valiev tregoi shpirtin e një kampioni të vërtetë. Pavarësisht një dëmtimi të rëndë në ligament, ai zgjodhi të mos dorëzohej dhe vazhdoi garën me guxim e forcë të jashtëzakonshme. Dhimbja dhe pamundësia fizike nuk e lanë të triumfonte ashtu siç e meritonte, por nuk e ndaluan dot të siguronte një medalje të argjendtë të madhe për Shqipërinë. Shërim të shpejtë, kampion! Je shembulli i sakrificës, forcës dhe krenarisë sonë!”, thuhet në postimin e Federatës Shqiptare të Mundjes.
Kujtojmë që pasditen e kësaj të hëne, Chermen Valiev u mposht në finalen e Kampionatit Botëror të Mundjes, duke humbur mundësinë për të fituar medaljen e artë.
Mundësi që përfaqëson Shqipërinë garoi në peshën 74 kg dhe u mposht në finale me rezultatin 8-2.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 13:23 Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
- 13:18 OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050
- 12:55 72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur
- 12:49 FIFA e qartë: Anglia fitoi pastër, goli i Bellingham është i rregullt (VIDEO)