Valiev nuk e realizon ëndrrën e artë, mposhtet në finalen e Botërorit nga Takahashi
Chermen Valiev u mposht në finalen e Kampionatit Botëror të Mundjes, duke humbur mundësinë për të fituar medaljen e artë.
Mundësi që përfaqëson Shqipërinë garoi në peshën 74 kg dhe u mposht në finale me rezultatin 8-2, duke u shpërblyer me medaljen e argjendtë.
Ai ishte favorit i padiskutueshëm në fillim të duelit, pasi renditet i pari në botë, por u mund nga japonezi Kota Takahashi, i cili mban vendin e 25-të në renditjen botërore.
Pas humbjes në finalen e Botërorit, ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Mundjes, e cila shkruan se mundësi pësoi një dëmtim të rëndë në ligament, megjithatë vazhdoi garën. Federata i uron sportistit shërim të shpejtë.
“Në përballjen finale, Chermen Valiev tregoi shpirtin e një kampioni të vërtetë. Pavarësisht një dëmtimi të rëndë në ligament, ai zgjodhi të mos dorëzohej dhe vazhdoi garën me guxim e forcë të jashtëzakonshme. Dhimbja dhe pamundësia fizike nuk e lanë të triumfonte ashtu siç e meritonte, por nuk e ndaluan dot të siguronte një medalje të argjendtë të madhe për Shqipërinë.
Shërim të shpejtë, kampion! Je shembulli i sakrificës, forcës dhe krenarisë sonë!”, thuhet në postimin e Federatës Shqiptare të Mundjes.
Kujtojmë që Valiev kaloi me sukses katër përballje të vështira për të arritur në finale, duke treguar nivel të jashtëzakonshëm.
Në sfidën gjysmëfinale, 26-vjeçari fitoi 6-4 kundër rusit Zaurbek Sidakov, ndërsa më shumë ka vuajtur në çerekfinale ku fitoi në sekondat e fundit 7-5 me përbysje kundër amerikanit David Carr.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi prej 4 mln eurosh për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 13:23 Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit