Detaje nga vrasja e biznesmenit grek: Sherri me ish-gruan për miliona € dhe dëshmia
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e biznesmenit grek Christos Gialia, i cili u ekzekutua në makinën e tij me breshëri plumbash.
Sipas mediave të huaja, një nga pistat ku janë përqendruar hetimet e policisë janë mosmarrëveshjet që viktima ka pasur me ish-partneren e tij, e cila ishte dyshohet se ishte shqiptare dhe shkak për këtë ka qenë zhdukja e disa milionë eurove.
Në hetim, për identifikimin dhe kapjen e autorëve është marrë edhe dëshmia e një personi, i cili ka qenë mik me biznesmenin grek dhe ditën që ky i fundit u vra, ata kanë qenë së bashku.
“Unë dhe Kristos e filluam biznesin së bashku. Shkonim në shtëpinë e tij. U vonova pak, por e ndiqja në një distancë rreth 100 metra. Në një moment humba shikimin për shkak të rrugës dhe kthesave. Kam dëgjuar disa të shtëna. Kur mbërrita në rrugën Agia Aikaterini, pashë makinën e Kristos në flakë. Pranë tij pashë një motoçikletë me motor të madh me dy persona duke u larguar me shpejtësi të madhe. Nga distanca pashë dy persona me motor që po largoheshin. Por, kuptoni, nuk arrita t’ua shoh as fytyrat, as llojin, as numrin nga targat. Por më dukej se motoçikleta ishte një model i vjetër”, deklaroi shoku i viktimës për policinë.
Mediat greke shkruajnë se autorët donin të ishin absolutisht të sigurt se 59-vjeçari do të vdiste dhe nuk u ndalën tek breshëria me kallashnikovin por i vunë flakën edhe makinës së biznesmenit gjatë kohës që ishte brenda.
Oficerët që po hetojnë vrasjen do të presin rezultatet e ekzaminimit të kallashnikovit të gjetur në makinë, ndonëse flakët dhe uji i derdhur nga Shërbimi Zjarrfikës ka shumë të ngjarë të mos kenë lënë asnjë provë pas.
Kristos Jalias ishte një biznesmen tepër i njohur në Greqi. Ai ishte një ndër tregtarët më të mëdhenj të mishit në Greqi. Ai kishte edhe një fabrike boje si dhe ka qenë president i ekipit të futbollit të Trikallas.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut