Detaje të reja nga arrestimi i Ervin Matës, del fotoja e tij pas arrestimit! Pritet ekstradimi në Shqipëri
Autoritetet braziliane kanë arrestuar Ervin Matën, i dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
Sipas të dhënave zyrtare, Mata rezulton i pajisur me disa dokumente identifikimi të huaja, përfshirë pasaportë bullgare me vlefshmëri deri më 8 tetor 2024, kartë identiteti bullgare të vlefshme deri në vitin 2029, si edhe një kartë identiteti paraguajane me vlefshmëri deri në vitin 2030, ku figuron me vendlindje në Mbretërinë e Bashkuar. Në disa regjistra ai shfaqet edhe me emrin Christopher Mark Howie Duarte Vera, i lindur më 28 maj 1987.
Policia e Shtetit bëri të ditur se operacioni u finalizua në kuadër të fazës së re të koduar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol dhe agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese.
39-vjeçari akuzohet se ka koordinuar aktivitetin e një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin e rreth 240 kilogramëve kokainë, me shtrirje veprimtarie në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe Europë. Ai fshihej në Brazil duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara britanike.
Hetimet ndaj tij janë zhvilluar në kuadër të një procedimi të SPAK të vitit 2023, në bashkëpunim me Europol, Eurojust dhe disa agjenci të huaja. Gjykata e Posaçme e kishte vendosur më herët ndaj tij masën “arrest në burg” për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.
Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte
- 10:11 Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
- 10:04 Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë