Detyrat që PE i la Shqipërisë, Jorida Tabaku jep detaje nga Brukseli
Deputetja Jorida Tabaku ka dhënë detaje në lidhje me rezolutën që u miratua ditën e djeshme nga Parlamenti Evropian.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, Tabaku theksoi se PE priti shqetësimet e ngritura nga PD, ku në mesin e tyre ishin zgjedhjet, projekti për Portin e Durrësit, amnistia fiskale, korrupsioni dhe liria e medias.
Ajo tha se këto shqetësime patën një mbështetje të fortë nga eurodeputetët, ndërsa shtoi se kanë marrë të gjitha rekomandimet që u janë dhënë nga OSBE-ODIHR.
“Shqetësimet që unë ngrita u miratuan në rezolutë. Pata mbështetjen e partive popullore evropiane që të gjithë shqetësimet e opozitës duhet të reflektohen patjetër dhe ato u reflektuan. Nuk ka rezolutë më të mirë që reflekton shqetësimet që ka opozita, por që edhe njëkohësisht pasqyron atë se si është Shqipëria sot. Elementi i parë lidhet me zgjedhjet dhe aty ka një paragraf shumë të fortë. Janë marrë të gjithë rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Kam insistuar për korrupsionin, për lirinë e medias dhe shqetësimet që lidhen me presionin ndaj medias. Ngrita problemin e porti të Durrësit, amnistinë fiskale dhe njëkohësisht përqëndrimin e pushtetit nga mazhoranca sot.
Më tej, ajo theksoi se detyra e opozitës është që çështjet që janë në Tiranë t’i çojnë në Bruksel.
“PE ra dakord me mua për të përfshirë shqetësimet në rezolutën e përbashkët, pastaj zgjedhjet nuk i realizoj unë. Qëndrimi i tyre për zgjedhjet ishte i fortë; për çështjen e azilkërkuesve ishte shumë i fortë; kishte të paktën 6 amendamente që ishin bërë nga eurodeputetë për çështjen e azilkërkuesve; edhe masat që duhet të marrë qeveria shqiptare për çështjen e luftës ndaj korrupsionit dhe lirinë e medias ishte shumë e fortë”- përfundoi Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil