“Dhe yjet rrinë vështrojnë”, ekspozita e fundit e piktorit Gazmend Leka

23 Nëntor 2022 | 14:04

Ata i shohim çdo ditë, në skutat e qytetit, por edhe në rrugët e ndriçurara të tij teksa yjet rrinë i vështrojnë. Piktori Gazmend Leka ka sjellë në ekspozitën e tij të fundit disa prej personazheve të qytetit ku jetojmë, tablo Migjeniane afro një shekull më vonë.

“Janë të vetmit persona, të vetmit të cilit nuk hyjnë kurrë në një ekspozitë nuk hyjnë kurrë në një opera, nuk hyjnë kurrë në një kinema, ndaj thash që kësaj radhe do t’i oja unë. T’i vë aty jashtë të ftohtit, jashtë në ngrohtit, jashtë shiut dhe në t’i shohim, të shohim edhe një herë me vëmendje turpin tonë”- tha ai.

Leka i sjell këta njerëz si personazhe të tij me emra të tjerë si për t’i zhveshur nga nocioni i vendit dhe kohës ku jetojnë.

“Këta nuk e dinë fare, sepse unë nuk i kam marrë në studion time për t’i pikturuar. Kam shfrytëzuar material fotografike që sot mund t’i gjesh pafundësisht, krahas Merlin Monroe mund të shohësh edhe këtë Pjetrin tim”- shton ai.

Teksa për një piktor, të qëndruarit larg mjerimit të tyre është një detyrë e vështirë, ndoshta më e vështira.

“Të shohësh bukurinë e varfërisë është e tmerrshme. Unë kam qenë ai Gazi, qytetari që i vinte shumë keq për ta dhe Gazi piktori që duhet t’i bëja mirë këta” –thekson ai.

Ekspozita “Dhe yjet rrinë vështrojnë” do të qëndrojë e hapur deri më datë 7 dhjetor në Glerinë FAB.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026