Dhima: Nëna mund të jetë hedhur në lumë me 3 fëmijët si hakmarrje ndaj burrit
Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur në lumin e Bunës, ndërkohë që trupi i një prej vajzave të saj, 9 vjeçe është gjetur deri tani.
Motra e gruas pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma Arrizi dhunohej barbarisht, bashkë me fëmijët e saj, nga bashkëshorti. Po ashtu në media janë publikuar edhe informacione lidhur me një tradhti nga ata e bashkëshortit te saj.
Pranvera Dhima, punonjëse sociale tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se nëna mund të jetë hedhur në lumë si një akt hakmarrjeje ndaj bashkëshortit duke marrë me vete edhe fëmijët e mitur.
“Këto ngjarje janë duke u shtuar, problemet e dhunës në familje janë në rritje. Është një dhimbje e madhe për familjarët, nuk duam ta marrim të mirëqenë që kanë vdekur, urtojmë të ketë skenar tjetër derisa trupat nuk janë gjetur. Një stres i zgjatur në kohë që shoqërohet me mungesë mbështetje nga familja, mund të jetë një depresion i patrajtuar pas lindjes bashkuar me mungesën e harmonisë në çift. Nëse e marrim të mirëqenë që ka vendosur vetëvrasjen bashkë me fëmijët, unë e shikoj si mënyrë hakmarrjeje ndaj të shoqit, që nëse s’më ke mua s’do kesh as ata. Ose ka parë që bashkëshorti është i papërgjegjshëm si prind dhe ka menduar, këta fëmijë nuk po i lë pas se nuk ka kush kujdeset për ta, vendime që i ka marrë në një gjendje jo të kthjellët sigurisht”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës