Dhjetëra viktima nga COVID-19 në RMV, opozita etiketon ministrin e shëndetësisë si ”ministri i vdekjes”

24 Nëntor 2020 | 07:59

Tridhjetepesë pacientë me COVID-19 humbën jetën të hënën në Maqedoninë e Veriut ndërsa vendi po kalon tashmë edhe një përplasje politike sa i përket menaxhimit të situatës.

Korrespondenti i Euronews Albania në Maqedoni të Veriut, Benjamin Arifi tha se shumica e vdekjeve i faturohen faktit se krahas COVID-19 kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Arifi tha se rastet e shtuara të viktimave kanë bërë që opozita të shtoj trysninë ndaj qeverisë dhe madje ta etiketojë ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe si “ministri i vdekjes”.

“Deri më tani nuk ka përgjigje nga ministri i Shëndetësisë nga përplasja politike, por vlen të thuhet se opozita e konsideron tejet të butë qasjen e qeverisë ndaj pandemisë. Ditën e djeshme pozitiviteti në teste ishte tejet i lartë, duke mbetur te rreth 30% pasi në rreth 1170 teste pati 387 të infektuar të tjerë,” – u shpreh Arifi duke theksuar se numri i testeve ishte tre herë më i ulët se zakonisht.

Maqedonia e Veriut mbetet një nga vendet me bilancin më të rëndë të pandemisë në Ballkanin Perëndimor.

Autoritetet kanë kryer mbi 313 mijë teste prej muajit shkurt duke pikasur mbi 55 mijë raste me COVID-19, gjysma prej së cilave mbetet ende me mbartje të virusit, ndërsa 1,546 persona kanë humbur jetën deri më sot.

Në raport me popullsinë, Maqedonia e Veriut ka numrin më të lartë të vdekjeve në rajon, me 773 vdekje për çdo 1 milionë banorë, ndërsa zyrtarisht vdekshmëria e pacientëve është 2.8%.

 

Lexoni gjithashtu:

Mungesa e shtretërve, spitalet private në Maqedoninë e Veriut kalojnë në dispozicion të shtetit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026