Dhunimi i drejtorit të AKU-së Shkodër, autori në kërkim. Arrestohet bashkëpunëtori i tij

9 Qershor 2026 | 12:42

Policia e Shkodrës ka hedhur dritë mbi ngjarjen e ndodhur më 21 maj, ku u dhunua drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër, Ramir Haderi.

Në kuadër të hetimeve, është arrestuar Elis Çela, i dyshuar se ka ndihmuar autorin e sulmit duke e transportuar me automjet para dhe pas ngjarjes.

Ndërkohë, policia ka identifikuar edhe personin e dyshuar si autor të drejtpërdrejtë të goditjes ndaj Haderit, i cili është shpallur në kërkim. Forcat e rendit po vijojnë operacionet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Sulmi ndodhi në lagjen “Rus” të Shkodrës, ku drejtori i AKU-së u godit fizikisht nga një person që më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, Haderi pësoi dëmtime në zonën e vetullës dhe mori ndihmë mjekësore.

Hetimet janë ende në zhvillim për të zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes. Sipas burimeve hetimore, dyshohet se sulmi mund të ketë lidhje me detyrën e Haderit, ndërsa po verifikohet edhe mundësia e një sulmi të organizuar.

Policia e Shkodrës bën me dije se po punon për identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026