Dhunohet efektivi i policisë në Tiranë, transportohen me urgjencë në spital
Një efektiv i policisë në Tiranë është dhunuar nga dy persona në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besim Alla”, në kryeqytet ku pas një konflikti të çastit, shtetasit B. B., dhe B. B., kanë dhunuar efektivin, i cili ishte jashtë orarit zyrtar të punës.
Gjithashtu është goditur dhe perrsoni që ndodhej në makinë me punonjësin e policisë.
Dy personat e dëmtuar janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë konfliktit, policit i ka renë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje.
Grupi hetimor dhe policia po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshfirë.
“Më datë 02.09.2023 rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve