Dhunoi dhe detyroi të dashurën të abortonte, publikohet foto e shqiptarit
Mediat greke kanë publikuar foton 27-vjeçarit shqiptar Ymer Ramadan Haxhiaj, i cili u arrestua pasi u zbulua se dhunoi dhe detyroi të dashurën 19-vjeçare shtatzënë që të pinte kokrra për abortimin e fëmijës.
Sipas policisë greke 27-vjeçari Haxhiaj dhe 19-vjeçarja Marulas kishin një lidhje intime, dhe së fundi ishin në pritje të një fëmije.
Fillimisht çifti bashkëjetoi për disa kohë, por duket se kanë nisur edhe mosmarrëveshjet, ndaj dhe Marulas vendosi që të largohej nga banesa dhe jetonte me prindërit e saj.
Pak ditë më vonë Haxhiaj ka shkuar në banesën e saj dhe e mori Marulanë me automjetin e tij dhe iu drejtuan banesës në Cilivi.
Atje mbas një debati, i kërkoi 19 vjeçares të qëndrojë në banesë, por ajo e refuzoi.
I ofenduar nga refuzimi, ai e lidhi viktimën me litarë nga duart dhe këmbet dhe pasi e dhunoi, e detyroi atë me marrë dy kokrra ilaç për të dështuar fëmijën.
Brenda pak minutash e reja e humbi fëmijën e cila sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh.
Për shkak të dështimit të pa kontrolluar hemoragjia ishte e madhe, çka e detyroi autorin ta çojë viktimën në spital.
Por edhe atje Haxhiaj pasi i mori telefonin, e kërcënoi viktimën për të mos treguar asgjë mjekëve dhe policisë.
Çdo gjë u zbardh mbas ndërhyrjes së mjekëve të cilët denoncuan rastin në polici dhe autori u vu në pranga. Atje ai pohoi se kishte kryer aktin makabër pasi sipas tij nuk donte që të vinte në jetë fëmija, produkt i lidhjes së tij me 19 vjeçaren.
Shërbimi social mori menjëherë në mbrojtje viktimën, ndërsa autori do të dërgohet në gjykatë me akuzat e dhunës, plagosjes, detyrim për ndalimin e shtatzënisë dhe pengmarrje. Vepra penale të konsideruara të tipit të rëndë që dënohen me heqje lirie mbi 7 vjet.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve