Dhunoi fizikisht gazetarin për shkak të detyrës, vihet në pranga 51-vjeçari në Shkodër
Një 51-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Shkodër. Arrestimi i tij ka ardhur dy ditë pasi ai ka dhunuar një gazetar. Ngjarja ka ndodhur më 18 maj rreth orës 20:00, në lagjen “Skënderbeg”.
Sipas policisë, i arrestuari ka goditur me grushte 46-vjeçarin për shkak të detyrës. 51-vjeçari akuzohet për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
“Shkodër/ Dhunoi fizikisht një 46-vjeçar (gazetar), për shkak të detyrës, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin P. Gj., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Ky shtetas dyshohet se më datë 18.05.2026, rreth orës 20:00, në lagjen “Skënderbeg”, ka goditur me grushte shtetasin E. D., 46 vjeç, gazetar, për shkak të detyrës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
Goditet rrjteti kriminal në Valencia, mes spanjollëve të përfshirë dhe një grup shqiptarësh
Berisha nga Asambleja e IDC-CDI: Do të krijohet një grup pune ndërkombëtar për të mbledhur fakte mbi narko-shtetin në Shqipëri
- 20:37 Shpërthimi i ciklosporiazës, rriten në më shumë se 2,800 raste në SHBA
- 20:35 Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 20:31 Episodi i pazakontë, bizoni ndjek të moshuarin në SHBA, momenti kur e godet në ajër
- 20:30 Akuza për korrupsion, Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetimet për presidentin e United Auto Workers
- 20:29 OBSH: Sëmundjet tumorale janë shkaku i dytë i vdekshmërisë në botë
- 20:23 Azerbajxhani shqyrton tërheqjen e plotë nga Këshilli i Evropës