“Dhunonte ekonomikisht burrin e saj”, avokatja tregon rastin: Gruaja më solli video
Avokatja Eranda Gjonaj ishte mëngjesin e kësaj të hëne e ftuar në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth dhunës që ushtrohet ndaj burrave.
Ajo tha se shpesh këta janë më pak të guximshëm për të denconcuar dhunën që mudn të pësojnë nga partneret e tyre pasi mund të bihen pre e bullizmit apo e etiketimeve të ndryshme. Avokatja shpjegoi se burrat shpesh përjetojnë dhunë psikologjike dhe ekonomike dhe për këtë të fundit tregoi një rast që kishte shkuar në zyrën e saj:
“Duhet ta pranojmë, burrat nuk e kanë shumë guximin të denoncojnë dhunën, pasi ndodh ajo që quhet bullizëm. Ata etiketohen në forma të ndryshme, shpesh burrat ndodh të jenë viktima të dhunës psikologjike dhe ekonomike nga gratë. Të dhunohet ekonomiksht do të thotë që, gratë nëpërmjet dhunës psikologjike përfitojnë ekonomikisht prej tyre. I zhvasin.
Situata të tilla ka, unë po ju tregoj një rast konkret. Gruaja vjen me regjistrime, audio të bashkëshortit dhe më kërkoi shumë hapur që këto regjistrime ti përdor për t’i bërë presion burrit që ai ‘i japë gjithçka, pasi nëse bëheshin publike i dëmtohej shumë reputacioni. |Po i bënte një lloj shantazhi ekonomik në mënyrë që para se të ndahen ai t’i japë asaj gjithçka. Nga mënyra se si ma shpjegoi ajo situatën, ata kanë qenë në konflikt prej shumë kohësh dhe ai ka qenë i dhunuar prej saj”,-tha avokatja.
LEXONI GJITHASHTU:
- E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës në Këshillin e Sigurimit
- Ambasada e Italisë në Tiranë: Dënojmë aktet e dhunës të kryera në protestë
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump