Diana Bahçja u denoncua për braktisje të fëmijës nga ish-vjehrri dhe ish-vjehrra
Anton Kosteri, avokati i 25-vjeçares Diana Bahçja e cila u arrestua vetëm disa ditë pasi lindi fëmijën tha në një intervistë për Euronews Albania se ajo ishte denoncuar për braktisje të fëmijës së parë nga ish-vjehrrit.
Ai tregoi se pas nisjes së procedurave nga Gjykata e Tiranës, të gjitha njoftimet janë dërguar në shtëpinë e ish-burrit, ndaj 25-vjeçarja nuk ka pasur asnjë dijeni për gjobën ndaj saj që më tej u konvertua në burg.
“Diana ka qenë e martuar në një fshat të Matit, me të cilin ka një vajzë. Bashkëshorti ishte në emigrim, kur fëmija ishte 8 muajsh, si pasojë e dhunës, është larguar nga banesa dhe më pas vjehrri dhe vjehrra e kanë denoncuar për braktisje të fëmijës. Duke qenë se viktima ishte një i mitur, çështja i ka kaluar Gjykatës së Tiranës që kishte seksionin për të mitur. Gjykata e Tiranës ka pezulluar për 1 vit gjykimin dhe më pas e ka rifilluar. Asnjë njoftim nuk i ka shkuar në shtëpi Dianës, pasi njoftimet janë çuar në shtëpinë e ish-bashkëshorti, përfshi gjobën. Nuk është informuar asnjëherë për dënimin”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bashkëshorti i lehonës së dënuar: Ia çova foshnjën në burg, kur ia mora nga duart…
- Nëna e burgosur telefonon live në Euronews: Nuk isha në dijeni për gjobën
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë