“Dibranët po kthehen në vendin e tyre, janë bërë investime”, Balluku debat me Çupin
Seanca plenare në Kuvend ka nisur me debate mes deputetes Dhurata Çupi dhe ministres Belinda Balluku.
Çupi tha se qytetarët dibranë janë larguar për shkak të varfërisë, gjë e cila u kundërshtua nga ministrja e cila i tha se dibranët po kthehen në vendin e tyre pasi është investuar në infrastrukturë.
Mes tjerash ajo theksoi se në Dibër janë bërë shkolla, çerdhe dhe rrugë.
Dhurata Çupi: Ajo që mua më vjen keq është se këtu në sallë në mes të kryeqytetit bëjmë replika bashkë ndërkohë që Dibra është e varfër për shkak të politikave tuaja. Dibranët e kanë boshatisur Dibrën, jo prej qejfit po prej hallit.
Balluku: Nëse Dibra është e varfër duhet ta vizitosh më shpesh. Kam përshtypjen se nuk e shikon mjaftueshëm pasi njerëzit po kthehen, nuk po ikin. Po kthehen njerëz që kanë qenë të ikur që nga koha juaj dhe sot po kthehen atje për t’i kthyer kullat dhe shtëpitë e tyre në njësi të agro-turizmit. Shiko pak numrin e vizitorëve në Dibër. Duket qartë nga votat që kemi marrë në 2023. Shiko votat sepse dibranët dinë se si të votojnë. Po kthehen pikërisht se janë ndërtuar rrugë , shkolla, çerdhe dhe gjithçka tjetër që juve që flisni për Veriun nuk i ndërtuat.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në