Dieta e pasur mesdhetare mund të ulë rrezikun e prekjes nga demenca
Një dietë e pasur me arra, produkte deti dhe perime, mund të ulë rrezikun e prekjes nga demenca. Sipas të dhënave më shumë të siguruara nga studimi me pjesëmarrjen e 60.000 britanikëve rreziku, dieta e pasur mesdhetare mund të ulë rrezikun e demecës.
Të dhënat sugjerojnë se ngrënia e shumë ushqimeve me bazë bimore mund të ketë një “efekt mbrojtës” kundër demencës, pavarësisht nga rreziku gjenetik i një personi, për të cilin studiuesit thanë se mund të formojë bazën për strategjitë e ardhshme të shëndetit publik nëse kërkimet e mëtejshme konfirmojnë gjetjet e tyre.
Bashkautorja e studimit, Janice Ranson, një studiuese në Universitetin e Exeter, tha se gjetjet nga ky studim i madh i bazuar në popullatë nënvizojnë përfitimet afatgjata të shëndetit të trurit nga konsumimi i një diete mesdhetare, e cila është e pasur me fruta, perime, drithërat dhe yndyrnat e shëndetshme.
Sipas studimit të realizuar gjatë gati nëj dekade kishte 882 raste të demencës, por rreziku i prekjes nga kjo sëmundje zvogëlohej me 23% te personat që ndiqnin një dietë të pasur mesdhetare se sa te ata që hanin ndryshe.
Gjithsesi studim i publikuar në The Guardian, thekson se kjo dietë ulë rrezikun e prekjes nga të gjitha format e demencës dhe jo specifikisht të Alzheimerit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun