Digjitalizimi në arsim, lehtësira për prindërit dhe mësuesit
Digjitalizimi i arsimit parauniversitar do t’ua bëjë shumë më të lehtë marrëdhënien me mësuesit, prindërve e nxënësve.
Me një klikim në smip.al prindërit mund të marrin vetë gjithë informacionin për fëmijët e tyre, mund të shohin vlerësimet e çdo lënde, komentet e ndryshme nga mësuesit, e të kuptojnë mbi të gjitha kur fëmija ka munguar pa arsye e pa dijeninë e tyre në shkollë.
Me një email apo sms, ata do të informohen në kohë reale për gjithçka, pa pasur nevojë të shkojnë në takime me mësuesit.
Smip.al do të krijojë lehtësira të mëdha jo vetëm për prindërit por edhe për nxënësit dhe stafet pedagogjike.
Tashmë çdo nxënës mund të aksesojë sistemin e të shohë lëndët që zhvillohen në klasën e tyre, temat që shfaqen për atë lëndë si dhe do të mund të shkarkojnë lehtësisht çdo dokument e video që mësuesit kanë ngarkuar specifikisht për atë temë, kurse mësuesit do të kryejnë shumë procese deri më sot fizike, online.
Aplikacioni mobile është dizenjuar në mënyrë që të jetë lehtësisht i aksesueshëm për këdo dhe kudo. Është një sistem që lidh fort tre hallka kaq shumë të rëndësishme, në një trinom të pashmangshëm: mësues- nxënës- prind.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut