Dinamo bën rezistencë, por bie, Jagiellonia shkon në fazën e grupeve
Dinamo City ka mbyllur aventurën në UEFA Conference League, pas barazimit 1-1 me Jagiellonian në ndeshjen e kthimit të fazës play-off, të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Air Albania”.
Rezultati i përgjithshëm i dy takimeve ishte 4-1 në favor të skuadrës polake, që fitoi bindshëm sfidën e parë me shifrat 3-0.
Në përballjen e dytë, Dinamo kaloi në avantazh në minutën e 68-të me një gol të Dejvi Bregut, por polakët reaguan shpejt, duke barazuar në të 79-ën me Rallis.
Me këtë rezultat, Jagiellonia siguron kalimin në fazën e grupeve të Conference League.
Pavarësisht eliminimit, Dinamo City shënoi një rrugëtim pozitiv nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, duke kaluar dy ture ndaj Atletic Escaldes dhe Hajduk Split, për të mbërritur deri në prag të grupeve të kompeticionit evropian.
Ndërkohë, Shkëndija dhe Drita janë dy skuadrat e vetme shqiptare që do të përfaqësojnë rajonin në fazën e grupeve të UEFA Conference League.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar