Diplomatët e dëbuar rusë gjejnë shtëpi në Beograd
Në muajt pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, vitin e kaluar, qindra diplomatë rusë u dëbuan nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Disa nga to përmendën dyshimet për spiunim si arsye për dëbimin e emisarëve, shkruan REL.
Së paku tre prej tyre u rishfaqën më pas si diplomatë të akredituar në Serbi – dy prej të cilëve kanë lidhje me inteligjencën ruse, tregon një hulumtim disamujor i Radios Evropa e Lirë.
Diplomati i tretë, që aktualisht gjendet në Ambasadën ruse në Beograd, e la postin e tij në Ambasadën ruse në Helsinki dy muaj pasi Finlanda njoftoi për dëbimin e diplomatëve rusë, në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, që nisi më 24 shkurt të vitit 2022.
Rusia e rriti praninë e saj diplomatike në Serbi, pas një vale të dëbimeve të diplomatëve nga BE-ja, vitin e kaluar. Në Serbi tani gjenden 62 diplomatë të akredituar, në krahasim me 54 sa ishin në mars të vitit 2022, tregon një analizë e listave diplomatike, që mbahet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë.
Ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, Serbia nuk i vendosi sanksione Moskës, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon