Disko dhe beach bar…! Artan Hoxha zbardh zinxhirin e vrasjeve në Sarandë

19 Maj 2026 | 14:51

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit në Sarandë, lidhur me ngjarjet kriminale me interesat për pronat dhe bizneset në bregdet. Sipas tij, shumica e rasteve të rënda të ndodhura në zonë lidhen drejtpërdrejt me aktivitetet ekonomike në vijën bregdetare, si hotele, beach bar-e apo biznese turistike.

“Të gjitha ngjarjet e fundit në Sarandë, kanë të bëjnë me ngjarje me rrëmbim personi, dy persona të rrëmbyer e të vrarë. Njëri nga ata kishte disko në Ksamil. Kemi ngjarjen tjetër që kishte hotel në Sarandë. Kemi ngjarjen tjetër ku u vranë për beach bar-in në plazh. Kjo e fundit po ashtu, biznesi ishte në plazh.

Po t’i shikosh, të gjitha ngjarjet në Sarandë janë të lidhura me këtë gjë, pra pronat dhe bizneset në bregdet. Për këtë duhet të kishte përgjegjësi policia lokale, pikërisht për këtë! Jo për ndërtimet. Për ndërtimet pa leje janë të tjerët, sepse ne e kemi bërë ligjin ashtu”, tha ai.

Hoxha shtoi se përgjegjësia për sigurinë bie mbi policinë , ndërsa për ndërtimet pa leje përgjegjësia duhet kërkuar te institucionet përkatëse. Sipas tij, problemet në Sarandë nuk mund të zgjidhen vetëm me arrestime të inspektorëve , por kërkojnë zgjidhje afatgjata duke nisur nga infrastruktura, çështjet e pronave.

“Nëse ne e ndjekim këtë standard në Tiranë me ndërtime 8 kate pa leje në mes të sheshit “Skënderbej”, duhet të ishte futur në burg drejtori i Përgjithshëm. Po kjo s’ka ndodhur. Atëherë si do ta zgjidhësh? Pse atje në Sarandë i plasin të gjithë brenda ata, dhe këtu nuk e bëjmë këtë punë?

Qasja duhet të jetë krejt tjetër. Gjithsesi, kjo historia e Sarandës në vetvete nuk ka nisur nga një hetim i nivelit të lartë. Po t’i shikosh, janë të gjitha denoncime qytetarësh. Ndërkohë që ne në Sarandë kemi portin, që ka pasur ushtri atje e që nuk ia kemi zgjidhur statusin e tij. Ndërkohë shohim çdo verë që vijnë jahtet nga më të pasurit e planetit, furnizohen tek ai port dhe ikin.

Pra, nëse do vërtet ta zgjidhësh situatën në Sarandë, edhe këtë situatën kriminale, por edhe këtë situatën tjetër urbane që është krijuar atje, nuk zgjidhet duke arrestuar inspektorin e zonës”, thekson Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…

Analisti Aleksandër Çipa tha në “Review” me Greta Topjana se protesta e 20-të para Kryeministrisë lidhet me atë që ai e cilëson si një përplasje...
22:00 | 19/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet

Pasi qëndruan për rreth dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e rastit, ashtu si çdo natë tjetër, protestuesit kanë nisur marshimin në...
21:51 | 19/06/2026

Protestuesja nga Franca në Tiranë, thirrje për ndryshim dhe integrim në BE

Një nga protestueset që mori fjalën këtë të premte tha se kishte ardhur nga Franca për t’iu bashkuar protestës. Ajo u shpreh se i ka...
21:12 | 19/06/2026