“Diskriminimi ndaj shqiptarëve në RMV vazhdon”, Hajdari: 3% serbë më shumë të drejta
Kryeredaktori i gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdari ishte këtë të diel në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth vendosjes së qeverisë teknike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila do të udhëhiqet për herë të parë nga një shqiptar Talat Xhaferri.
Sipas Hajdarit, shqiptarët do duhet të kishin më shumë të drejta pasi ndonëse janë më pak serbë në Maqedoninë e Veriut, ata njihen si popull serb dhe gjuha e tyre është gjuhë zyrtare.
“Shqiptarët vazhdojnë edhe sot të pësojnë diskriminime njësoj siç ishin në periudhën e komunizmit, madje nëse i referohemi paragrafëve ligjore e kushtetuese, në atë kohë shqiptarët kanë qenë më të avancuar se tani. Në kushtetutën e 1974 shqiptarët në Maqedoni figuronin si popull shtet-formues dhe gjuha e tyre ishte zyrtare dhe figuronin si popull shqiptar. Ndërsa sot në kushtetutën e Maqedonisë shqiptarët figurojnë si popull 20%.
Kështu me statistika ose me këtë shifër është e regjistruar edhe gjuha shqipe. Kryeministri Talat Xhaferri, kryeministër i kujt do jetë? I bashkësisë etnike 20%? A ka ofendim më të madh se kaq? Me 3% serbët figurojnë si popull serbë, me 3% gjuha e serbëve është zyrtare, që nga Mitrovica në Kaçanik, që nga Podujeva e deri në Prizren. Ne vazhdojmë të diskriminohemi në aspektin e arsimit, në disa zona shqiptarët akoma nuk mund të hapin paralele me gjuhën shqipe në shkolla”,-tha Fejzi Hajdari.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kryeministri i parë shqiptar në RMV, Xhaferi prezanton prioritetet e qeverisë
- RMV për herë të parë me kryeministër shqiptar, betohet sot Talat Xhaferi
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë