Diskriminimi pengon integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta
Diskriminimi ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta vazhdon të jetë problem, jo vetem në Elbasan por kudo. Për këtë arsye edhe pse me nevoja të veçanta këta fëmijë në çdo 3 Dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar ngrenë zërin për të drejtat e tyre.
“Fëmijët special, duan dashuri speciale dhe pranimi fillon me një buzëqeshje”, thonë dy nxënës të shkollës speciale në Elbasan.
Të dy djemtë janë nxënës në shkollën speciale “Zëra jete” në Elbasan, e cila jep shërbim terapeutik aktualisht për 54 fëmijë me aftësi ndryshe.
“Aktualisht Shkollën Speciale e frekuentojnë 54 fëmijë me aftësi të kufizuara të ndarë sipas diagnozave dhe grupmoshave, duke nisur që nga 6 deri në 19 vjeç. Aktiviteti i sotëm është i titulluar “Të ndryshojmë etiketimet” pasi ende ka persona që ndaj kësaj kategorie i bullizojnë duke përdorur etiketime të ndryshme. Prandaj ne theksin e kemi vendosur në këtë tematike duke bashkëpunuar me fëmijet e shkollës “Sul Harri” dhe fëmijët tanë, duke shprehur të drejtat dhe përgjegjësitë që këta fëmijë kanë”, thotë Rezarta Biçoku, drejtoreshë e shkollës “Zëra Jete”.
Pa diskutim që ardhja në jetë dhe rritja e një fëmije me aftësi të kufizuara është sfidë edhe për familjen, por të pranosh këtë fakt, është çelësi i suksesit.
“E kam diktuar që në moshën 4 vjeç, sepse djali nuk fliste nuk reagonte kishte ca lëvizje që nuk më pëlqenin. E çova te spitali dhe aty me thanë që djali vuan nga probleme te zhvillimit. U ndjeva keq si nënë dhe lusja Zotin që ky djalë të eci aty ku duhet, sepse duhet ti pranojmë edhe të mirat edhe të këqijat. Po mbush 4 vjet që e kam çuar te qendra e autizmit dhe nga andej ma kaluan dhe këtu. Ka ndryshim tani, ulet vetë, han vetë, pelenën nuk e mban, nuk është i dhunshëm”, thotë nertila Hida, prind e një fëmije.
Në Shqipëri ekzistojnë gjithsej 6 shkolla speciale për nxënësit me aftësi të veçanta, konkretisht në Elbasan, Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Korçë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona