Diskutohet imuniteti i Ballukut/ PD kërkon mbledhje me dyer të hapura, PS kundër

19 Dhjetor 2025 | 11:45

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit është mbledhur me dyer të mbyllura për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për autorizim për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Partia Demokratike ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, duke lejuar pjesëmarrjen e mediave dhe të gjithë deputetëve, si dhe qasje në provat dhe materialet përkatëse, përfshirë USB-të.

“Mbledhja të jetë e hapur për median dhe publikun, të marrin pjesë të gjithë deputetët, të na vihen në dispozicion provat dhe USB-të”, ka thënë Gazment Bardhi.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka deklaruar se mbledhja duhet të mbahet e mbyllur, për të ruajtur sekretin hetimor dhe për të lejuar pjesëmarrjen vetëm të anëtarëve të Këshillit.

“Mbledhja të jetë e mbyllur për të ruajtur sekretin hetimor, në mbledhje vetëm anëtarët e Këshillit”, ka thënë Taulant Balla.

Megjithatë, pas diskutimeve u vendos që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura. Për këtë u bindën edhe deputetët e opozitës, megjithëse me vështirësi, ndërsa mbledhja me dyer të mbyllura u kërkua edhe nga vetë SPAK.

Në mbledhje marrin pjesë prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko si dhe kreu i ri Klodian Braho ndërsa Balluku përfaqësohet nga avokati i saj Ardian Kalia.

Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, ka kërkuar që edhe seanca parlamentare ku do të votohet raporti të jetë e mbyllur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026

Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier....
22:07 | 05/07/2026

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026