Dita Botërore e Mjedisit, në Tiranë lumejntë dhe rrugët të mbushura me plehra dhe inerte
Data 5 qershor njihet ndryshe edhe si Dita Botërore e Mjedisit. Një vëzhgim i Euroneës Albania tregon se si lumenjtë dhe rrugë janë të mbushura me plehra dhe inerte.
Këtë situatë e vëren në disa lumenj, në zona të ndryshme përreth kryeqytetit. Edhe pse prej disa kohësh Ministria e Brendshme paralajmëron ndëshkim të kujtdo që ndot ambientin duke shkaktuar masakër mjedisore, dhe kërkon që qytetarët të denoncojnë çdo rast të tillë, gjendja në terren është kjo që shihet në pamje, që nuk ka nevojë për shumë koment.
Disa prej mbetjeve përgjatë lumenjve mbeten brigjeve, të tjera përfundojnë në det. Në zonën e Vaqarrit në disa segmente, të duket sikur lumi është I pastër, por mjafton drejtosh shikimin dhe sheh se as kjo pjesë nuk do t’i shpëtonte ndotjes, thjesht plehrat kanë ngelur nëpër shkurre.
Mbetjet nuk i gjen vetëm në lumenj, por dhe në anë rrugëve. Këtu jemi në fshatin Mëzes, ku rrugët janë kthyer në kazanë mbeturinash dhe syri të sheh tapiceri makinash apo perime të hedhura nga fermerët, por edhe inerte. Këto të fundit i gjen në disa fshatra të Tiranës, pas nisjes se aksionit për shembjen e objekteve të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 11:32 Dështon projekti 2 mld euro, Gjermania anulon superfregatën më të madhe në botë. Plani i ri i Ministrit të Mbrojtjes
- 11:24 Shefi i përkohshëm i inteligjencës amerikane shkarkon dhjetëra anëtarë të stafit
- 11:20 Skandalet e korrupsionit që përfshijnë qeverinë dhe familjen e tij, Sanchez dëshmon në Kongres
- 11:10 Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme
- 11:04 Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme
- 11:03 Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve