Dita Botërore e Parkinsonit, Rakacolli: Shqipëria vend me prevalencë të lartë

11 Prill 2025 | 17:48

Rreth 8,900 persona në Shqipëri janë të diagnostikuar dhe trajtohen për Parkinson.

Në Ditën Botërore të Parkinsonit, ekspertët bëjnë me dije se si meshkujt, ashtu edhe femrat në moshën e tretë, janë të rrezikuar nga kjo sëmundje degjenerative e sistemit nervor.

Duke folur për Euronews Albania mjekja neurologe Mira Rakacolli thotë se Shqipëria hyn në vendet që kanë një prevalencë relativisht të lartë të kësaj sëmundjeje.

Por cilat janë shenjat që mund të nisin sëmundjen?

“Parkinsoni zakonisht fillon pas moshës 60-vjeçare, por kemi edhe raste të të rinjve me ketë sëmundje. Shenjat kryesore janë dridhja, zakonisht dridhje në qetësi, jo kur bëhen veprime, ngadalësimi në lëvizje, ngrirja dhe çrregullimet në ecje. Sëmundja fillon fshehurazi, në mënyrë graduale, dhe mund të fillojë me ndonjë dhimbje në krah, ndërsa më pas shenjat vijnë duke u shtuar,” thotë mejkja Mira Rakacolli.

Edhe pse sëmundja njihet prej 200 vitesh, ende nuk dihen shkaqet e saj, por Rakacolli thotë se ka mjekime për ta mbajtur atë nën kontroll.

“Ne Shqipëri ofrojmë mjekim edhe për fazat e avancuara të Parkinsonit, mjekime të cilat janë të rimbursueshme. Se fundmi, në QSUT është realizuar edhe ndërhyrja kirurgjikale,” thotë mejkja Rakacolli.

Parkinsoni është një ndër sëmundjet neurologjike mjaft të përhapura në botë, dhe incidenca e saj rritet me kalimin e moshës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit

Familja e Martin Canit, në një deklaratë për shtyp, ka reaguar ndaj fjalimi të Kryeministrit Edi Rama, ku ditën e djeshme kreu i qeverisë, gjatë...
08:55 | 17/07/2026

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026