Neurokirurgu: Paraliza, një ndër rreziqet e operacionit për Parkinsonin
Parkinsoni është një çrregullim neurodegenerativ dhe prek kryesisht lëvizjen, por gjithashtu mund të sjellë ndryshime të tjera në trup dhe mendje.
Artur Xhumari, shefi i shërbimit të neurokirurgjisë në QSUT tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se operacioni i të sëmurëve me parkinson është i vështirë dhe një ndër rreziqet e tij është paraliza.
Ai tregoi se ndërhyrja e fundit e parkinsonit në vendin tonë është bërë 10 vjet më parë pasi është një ndërhyrje shumë e shtrenjtë.
“Është një vendim multidisiplinar, pacientit i vendosen para përfitimet dhe humbjet nga kjo procedurë, ne mundohemi të kemi opinionin tonë si ekip pa i fshehur gjërat, kur kemi marrë vendimin që stimulimi i trurit është rruga e tanishme, e kemi marrë këtë vendim sikur të ishim në vendin e tij. DBS e fundit ka qenë para 10 vjetësh, është kosto e madhe pasi janë elektroda që futen në tru. DBS mund të shfaqë një paralizë, një çrregullim psikik”, tha mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave