Dita e Punëtorëve në Shqipëri, ‘rrezet e diellit’ dhe puna i zënë vendin protestave

1 Maj 2025 | 16:25

Edhe pse 1 Maji në të gjithë botën njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, në qytetet kryesore në vend, qytetarët kanë zgjedhur forma të ndryshme për ta kaluar, përveç protestave për respektimin e të drejtave të tyre në punë.

Në Vlorë, shumica prej tyre zgjodhën detin për të kaluar momente relaksi.

“Te dyja dhe te protestojnë dhe te festojnë po nuk shohë as njërën as tjetrën është një monotoni njerëzit sikur flenë gjumë nuk ka gjallëri. Para shumë vitesh një maji ishte shumë i gjallë dilnin njerëzit këndonin kishte organizim tani s’ka as festë. Gjeja me e mirë që mund të bëj është plazhi, mesazhi im është qe çdo njeri te gjej një pune.”

“Një dit e zakonshme për ne në vendet e tjera kjo dit ka protesta greva kurse ne në Shqipëri e kemi lënë këtë punë. Qeveria duhet të na shikoj me sy me të mire këtë mesazh kam.”

“Gjëja më e bukur s’ka ku të vej më mirë duhet të kishte çadra bashkia, jam nxire kam disa dite qe bej plazh. Për mua e mira duhet proteste po këtu s’ka me kanë ngordhur te gjitha ndaj me mirë bëjmë plazh e kënaqemi.”

Një tjetër qytet bregdetar, si Durrësi i gjeti shumicën e qytetarëve në punë, duke e konsideruar si një ditë të zakonshme të vitit.

 “Un jam që 13 vjet, nuk ka vështirësi fare, ai që do të punojë punon, ai që do t’i bëjë bisht i bën bisht. Për mua është shumë e thjeshtë. Po mirë ja e bëmë pushim ne, po këto kush do i heqi plehrat? Po si hoqëm plehrat, qelbet Durrësi.”

 “1 Maj, Ditë e Punëtorëve… faktikisht në të gjithë botën bëhet grevë, këtu tek ne është ditë pushimi. Shpresoj të bëhet mirë. Mbijetojmë, çfarë të them, mbijetojmë kaq. Unë marr pensionin e burrit. Nuk përballohen më… me zor mbijetojmë, me thënë të drejtën.”

Ka dhe nga ata që e kujtojnë këtë ditë si një moment për të protestuar.

 “Protesta si gjithë bota. Ne që jemi rrit në atë periudhë, dilshim, parakaloshim… Vetëm protesta! Sepse ka një mohim total të të drejtave të punëtorëve.”

 “Protestë, protestë… njeriu gjithmonë duhet të kërkojë më të mirën.”

Nuk bën dallim as Korça, ku marshimet dhe grevat nuk janë më prioritare për qytetarët.

Madje njëra prej tyre, e cila kujdeset për pastrimin e qytetit tregon se nuk ka bërë pushim prej 40 vitesh.

“Kam që në 1985, deri më sot 40 vite, pa shkëputje fare. Me thotë djali hajde në Francë, por i them te më lere rehat, mirë jam unë këtu. Ai lutet, mos rri në Shqipëri por mirë jam këtu. Po. Unë 20 vite kam pastruar kullë e hirin, deri në Radanec, gjithë Korçën. “

“Ç’të bëjmë? Shumë e vështire, se po nuk punove nuk te jep njeri. Nuk i bëj bisht punës, asnjëherë. Puna është nder, do punosh. Asnjëherë. Ul kokën, puno e ike. Në dëborë, me krahët tona dalim prap. E vështirë është. Po vajta punë tjetër me duket gogol, këtu jam mësuar. Nuk e bëj dot, këtu jam mësuar “

Në asnjë nga këto qytete nuk u mbajt asnjë marshim, protestë apo grevë nga qytetarët në ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X ndaj raportimeve të mediave ndërkombëtare, mes tyre edhe CNN, lidhur me protestat e ditëve të fundit...
20:24 | 06/06/2026

Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës

Këtë të shtunë është shënuar dita e 7-të që Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur nga qytetarë që po protestojnë. Qytetarët mbajnë në duar pankarta...
20:01 | 06/06/2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Francë me bashkëshorten dhe 6 fëmijët e tij, ngrihen shqetësime për kostot e sigurisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka udhëtuar në Francë së bashku me bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët e tij, në kuadër të ceremonive për 82-vjetorin...
19:28 | 06/06/2026