Dita e Sindromës Down/ Prindërit: Heqja e pagesës së kujdestarisë e papranueshme
Fëmijë, prindër dhe organizata të shoqërisë civile, kërkuan respektim të të drejtave dhe mundësi të barabarta për të prekurit me Sindromën Daën, në aktivitetin sensibilizues që u zhvillua ne Elbasan, në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down.
“Këtë vit është zgjedhur si temë ‘Ti japim fund steriotipeve’ sepse dihet që kemi nevoje ende që komuniteti të ndërgjegjësohet rreth Sindromës Down, dhe ne jemi pikërisht këtu dhe jam shumë e lumtur që shoh sot këtu fëmije që tashmë janë 10-11 vjeç dhe përveç se shkojnë në shkolla publike ata ne një të ardhme do të japin kontributin e tyre ne shoqëri.”- u shpreh Lindita Senja.
Neki Çela, gjysh i një fëmije me Sindromën Doën ngre shqetësimin e heqjes së pagesës së kujdestarisë, sipas tyre, një abuzim për këta fëmijë që kanë nevojë absolute për shoqërues.
“Ç’të them sa e vështirë është, kur dihet. Njërin e do me vete ne çdo hap, ato ja kanë heq shoqëruesin që e mban, kjo ndodh sepse ky shtet është. Nuk keni asnjë lloj përkrahje? Jo vetëm 100 mije lekëshin që merr ky ata e kanë hequr tjetrën. Si paraqitet gjendja e tij? Ja nxirre aty del para makinës ta shtyp makina po nuk pati njëri me vete. ”
Edhe për Xhemile Koçin, jeta me vajzën e saj 15 vjeçare e prekur nga kjo sindromë, nuk ka qenë aspak e lehtë.
“Jeta ime është bere me e bukur me këtë fëmije dua të them, por e vështirë ka qenë sepse nuk e kemi pas njohur këtë sindromë. Vuajtjet e mia kanë qene shumë të mëdha derisa ju afrova, sepse fillimisht ishte agresive nuk donte fwmijë. Uroj çdo nënë që ka këtë fëmije me sindromën down të jetë me e lumtura në botë se fillimisht do të jetë pak e vështirë po do jetë gëzim gjithë jetën”.
“Nga gjendja ekonomike kemi vështirësi, sepse është një fëmijë që i do të gjithë kushtet ne nuk ja plotësojmë me 120 mijë lekë asaj si dalin, se ajo merr ilaçin muaj për muaj.”
Në bazë të kategorizimit të prapambetjes mendore, pagesa e kujdestarisë për sindromën down është hequr. Ata e përfitojnë vetëm kategoritë e përcaktuara me prapambetje të rëndë mendore.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë