“Dita më e rëndësishme për Kosovën”, gazetari: Çdo të thotë anëtarësimi në KiE
Gazetari Xhemal Rejxha ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku foli për rëndësinë e madhe që ka për Kosovën anëtarësimi në KiE.
Sipas tij, pas shpalljes së pavarësisë kjo është dita më e rëndësishme për Kosovën, pasi nëse anëtarësohet në Kie, anëtarësimi i saj vjen si shtet.
“Sa i përket njohjes ndërkombëtare, ky është momenti më i rëndësishëm për Kosovën në aspektin ndërkombëtar. Në të gjitha organizatat ku Kosova është pjesë, në disa ekonomike, në disa politike, në disa sportive, ky është një parakusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Anëtarësimi në Këshillin e Europës, është si shtet dhe propozimi është që Kosova të njihet si një shtet Europian. Ky është i barabartë me të gjitha shtetet e tjera të Europës”,-tha Rejxha.
Pritet që ditën e sotme të mbahet votimi në Strasburg dhe nëse dy të tretat e parlamentarëve kombëtarë, që përfaqësojnë 46 shtetet anëtare të organizatës, japin dritën e gjelbër, çështja do të kalojë para ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, saktësisht një muaj më vonë, dhe ata do ta marrin vendimin përfundimtar.
LEXONI GJITHASHTU:
- KiE voton sot për Kosovën, Vuçiç: Informacionet sekrete, çfarë ndodh më 10 maj
- Vuçiç: U parandalua një tentim për të përfunduar anëtarësimin e Kosovës në KiE
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti