“Ditë e trishtë për Kosovën”, gazetari komenton mesazhin e Macron për vizat

17 Tetor 2023 | 14:17

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të martë në një intervistë për Euronews Albania ku ka komentuar fjalën e mbajtur nga presidenti i Francës Emmanuel Macron në lidhje me vizat e Kosovës.

Ai  gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama tha se “ E them me shumë qartësi; ne u kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet”.

Gazetari Koka tha se nuk është i habitur nga kjo deklaratë e Francës, por është për të ardhur keq që kjo deklaratë bëhet në Shqipëri, ndërsa e quajti këtë vendim si një “ngjarje dramatike për Kosovën”.

“Mendoj se kjo është një ditë e trishtë për Kosovën. Është një ngjarje realisht dramatike, është një akt që nuk bën shumë sens, aq më tepër që ky vendim vjen fiks gati 20 ditë nga akti terrorist i forcave paramilitare serbe, të mbështetura qartazi nga Serbia për të sulmuar dhe për të vrarë një oficer të policisë në krye të detyrës në territorin e Kosovës. Unë në një farë mënyre nuk habitem shumë na ajo që bën Franca. Ajo që habitem e më vjen keq është që kjo gjë ndodh në republikën e Shqipërisë”, -tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024