English

Djali i ish-kandidatit të PD, kush është 32-vjeçari që u kërcënua me armë në Shkodër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Shkodrës, është kërcënuar më armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

- Advertisement -

32-vjeçari ka denoncuar në polici se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor dyshohet se i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ku ka pasur edhe shumë qytetarë të tjerë në lokal.

Policia bën me dije se ka nisur hetimet dhe po bën verifikimet e kamerave të sigurisë për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?