Djali i zëdhënësit të Kremlinit refuzon të bashkohet me ushtrinë ruse
Djali i zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov refuzoi të bashkohej me ushtrinë ruse pasiu ju bë një telefonatë me aktivistët e opozitës.
Shakaja u publikua në internet menjëherë pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një “mobilizim të pjesshëm” .
Dmitry Peskov u tha gazetarëve se ishte “i vetëdijshëm për këtë”, por tha se transkripti i plotë i telefonatës nuk ishte publikuar.
Mashtrimi u krye drejtpërdrejt nga Dmitri Nizovtsev, drejtuesi i kanalit “Politika e Popullit” në YouTube, i krijuar nga mbështetësit e figurës së opozitës ruse të burgosur, Alexei Navalny.
Në videon virale, Nizovtsev telefonoi Nikolai Peskov, duke u paraqitur si një rekrutues i ushtrisë i ngarkuar për të thirrur rezervistët për të luftuar në Ukrainë.
“Sot ju është dërguar një thirrje për ekzaminim mjekësor,” i tha Nizovtsev me një zë të vendosur Nikolai Peskov.
Por 32-vjeçari la të kuptohej se do të refuzonte të regjistrohej, duke thënë “sigurisht që nuk do të vij nesër në orën 10:00”.
“Duhet ta kuptoni, nëse e dini se unë jam zoti Peskov, sa e gabuar është që unë të jem atje”, shtoi ai i shqetësuar.
“Nuk e kam problem të mbroj atdheun tim, por më duhet të kuptoj përshtatshmërinë e paraqitjes sime atje, e kam fjalën për disa nuanca politike”.
Moska ka thënë se “mobilizimi i pjesshëm” do të përfshijë 300 mijë rezervistë që kanë “përvojë ushtarake”, por disa qytetarë po ikin nga vendi pas fjalimit të Putinit .
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 21:07 Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 20:27 Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
- 20:21 Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë