English

“Djalin në spital”, e moshuara me lot në sy: S’kam të ardhura, ç’do bëhet me ne

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një e moshuar, e cila është prekur nga përmbytjet dhe është evakuuar në një nga konviktet e qytetit të Shkodrës, me lot në sy është shprehur se vërshimet ujit i kanë shkatërruar çdo gjë.

- Advertisement -

Për mikrofonin e Euronews Albania, ajo tha se uji i ka shkatërruar mobiljet, por edhe ushqimin për bagëtitë.

Në tej ajo theksoi se kanë pak të ardhura ndërkohë djali i saj aktualisht ndodhet në spital.

“Me na myt krejt më mirë. Jemi përmbytur disa herë. Djalin e kam të sëmurë në spital. Erdhën ushtarët dhe na nxorën me gomone. Janë te më ngordh bagëtia. Kam pas 200 denga bar, mi ka përmbytur uji. Pulat kanë shkuar dëm. Të gjithë mobiljet na janë shkatërruar. Se dimë ça do bëjmë. Vetëm me u mbyt në Dri. Unë kam vetëm një pension. Asnjë  nga ne nuk është në gjendje të punojë”– thotë një tjetër.

Sakaq vajza e të moshuarës u shpreh se është me ilaçe ndërkohë që merr vetëm një pension dhe pak para nga kempi.

“Jam me ilaçe, jam me tension, diabet. I morëm ilaçet para se me dalë nga shtëpia. Marrë vetëm një pension. Një shi me na ra na përmbyt”- theksoi ajo.

Situata vijon të mbetet problematike në qarkun e Shkodrës, për shkak të reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit.

Mbi 480 familje aktualisht janë nën ujë dhe deri më tani janë evakuuar 30 familje. Zonat më problematike janë në njësitë: Dajç, Velipojë, Gur i Zi, Bërdicë dhe një lagje e qytetit, Ajasëm.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?