Djokoviç eliminohet nga Indian Wells, Serbi mposhtet nga një Italian, Medvedev kalon
Novak Djokoviç i ka dhënë lamtumirën Indian Wells, ndërsa është eliminuar në mënyrë surprizë.
Mëngjesin e kësaj të marte, serbi u përball me italianin Luka Nardi, ku ishte favorit absolut për kalimin më tej, por duket se një tjetër i ri i talentuar është shfaqur në skenë. Ai ka marrë gjithë vëmendjen, ku edhe pse vetëm 20 vjec ka mposhtur një ndër lojtarët më të mirë në botë.
Nardi, një lojtar që thuajse nuk e njihte askush triumfoi 1-2 me sete ndaj Djokoviç, në shifrat 4-6 dhe 3-6, pasi seti i dytë u fitua nga serbi 6-3. Në përfundim, i riu nuk i besonte syve duke pohuar: Nuk mund ta besoj, kjo është një mrekulli, unë një 20-vjecar, i 123 në botë dhe mposhta Djokoviç.
Më tej mori dhe vlerësimet nga 36-vjecari i cili i jep lamtumirën kompeticionit. Në përballjen tjetër, fitore regjistroi Medvedev në duelin ndaj amerikanit Korda. Rusi fitoi 2 nga 3 setet, 6-4 dhe 6-3, por në setin e dytë humbi 5-7. Kjo vleu sa për statistikë, pasi tenisti rus i cili renditet i katërti në botë kaloi më tej, duke hedhur kandidaturën si pretendent për fitimin e trofeut. Në fazën tjetër e pret bullgari Dimitrov, ndërsa Luka Nardi sfidon amerikanin Paul.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 08:52 Spanja mposht lehtësisht Austrinë 3-0 dhe kalon në raundin e 16-tave
- 08:50 Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë rritet në 2,595, me 12,400 të plagosur
- 08:48 Peruja shpall gjendje të jashtëzakonshme në 22 rajone për shkak të rrezikut të përmbytjeve
- 08:46 Një tërmet i fortë godet Indonezinë, sa ishte magnituda
- 08:41 Embolo dhe Ndoye e çojnë Zvicrën në 16-shen e fundit të Kupës së Botës, duke mposhtur Algjerinë
- 08:28 Përplasjet në protestën para Parlamentit, arrestohen 19 persona, procedohen 12 të tjerë