“Do ankimoj”, Hoxha: Isha fitues, tjetërsuan rezultatin me kutinë e burgut
Kandiati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Rrogozhinën, Shkëlqim Hoxha tha se ai ishte në avantazh deri në momentin e fundit ku sipas tij rezultati përfundimtar u tjetërsua nga kutia e votimit nga burgu.
Sipas tij në këtë kuti të gjithë të burgosurit kishin votuar për kandidatin socialist Edison Memolla, i cili fitoi me 23 vota më shumë.
I ftuar në një lidhje direkte për Eurnews Albania ai tha se numërimi i kutisë së të burgosurve është bërë në mungesë transparence, pasi nuk dihet se kush lejohej të votonte dhe se kush nuk lejohej.
“Procesi zgjedhor në bashki përfundoi dhe populli i Rrogozhinës dha verdiktin e tij dhe votoi për mua. Domethënë si bashki unë jam fitues, ndërsa në fund fare me kutinë burgut, që është është në konflikt të plotë interesi u tjetërsua rezultati i zgjedhjeve.
Një kuti burgu ku të gjithë burgosurit votojnë pro kandidatit që është kryetari i bashkisë aktual e për çudi të gjithë të burgosurit votojnë pro atij. Por më e keqja është se nuk ka asnjë lloj transparence, se kujt i lejohet dhe kujt nuk i lejohet të votojë nga burgu”,-tha ai për Euronews Albania, ndërkohë Hoxha ka reaguar edhe më herët me anë të një statusi në Facebook ku shkruan:
“Ju votuat për ndryshimin, për ta ushtruar ju pushtetin, duke përbuzur e përballur njëkohësisht makinerinë e pushtetit, që bëri gjithçka, për të deformuar vullnetin tuaj.
Banorët e Rrogozhinës na votuan, na besuan përgjegjësinë e drejtimit të Bashkisë. Qeveria e Pushteti në mënyrë të paligjshme hartojnë lista me banorë ekstra, që nuk e ndjejnë përgjegjësinë e votës, e kështu tentojnë të tjetërsojnë fitoren. Miqtë e mi, ka dhjetëra arsye që beteja ligjore do kthejë hakun te ju!”
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë