Do kërkojmë ndarjen nga RMV nëse Bullgaria s’i heq veton, thotë Rama

7 Prill 2022 | 12:04

Kryeministri Edi Rama deklaroi për Euronews Albania se Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut lidhur me procesin e integrimit, nëse vendi fqinj nuk zgjidh konfliktin me Bullgarinë.

“Data se kur ne hyjmë e kanë ata. Këtë gjë e mësuam nga zhgënjimet sepse na gënjyen disa herë dhe nuk jemi të predispozuar që të gënjehemi. Por, në momentin që kjo nuk do të ndodhë, ne do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Shqipëria nuk mund të presë që të zgjidhet një konflikt midis dy vendeve fqinje”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se nuk është shumë optimist se Bullgaria do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Shumë njerëz shpresojnë që këtë herë do të ndodhë, ajo që duhet të kishte ndodhur prej disa vitesh, dhe që Bullgaria të heqë veton. Unë nuk jam aq optimist sa janë shumë të tjerë, por kjo nuk ka shumë rëndësi”, deklaroi Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026