“Do merrja 3 çmime Nobel” – Vuçiç kritika Perëndimit nga Nju Jorku
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nga Nju Jorku ka folur për Rezolutën për Srebrenicën, e cila duhet të votohej më 2 maj.
Siç raportoi N1 ndërkohë, votimi megjithatë u shty, sepse teksti i rezolutës po dërgohet për rishikim, nëse vendet anëtare të OKB-së kanë edhe ndonjë propozim tjetër”.
Vuçiç theksoi se Serbia me lobimin e saj shkaktoi “shumë nervozizëm” për shumë njerëz në OKB, domethënë “ia doli t’i ndërlikojë pak gjërat”.
Nga ana tjetër, ai kritikoi edhe një herë Perëndimin, duke përmendur sërish se “do të merrte çmimin Nobel” nëse do të hiqte dorë nga Kosova dhe enklava serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë e quajtur Republika Serbe.
“Esenca është, pavarësisht se çfarë bëjmë, pavarësisht se si e bëjmë këtë, nëse nuk i përsërisim të vjellat e tyre për popullin tonë, ne do të jemi gjithmonë një faktor i keq dhe destabilizues dhe nuk e di se çfarë tjetër. Dhe nëse heqim dorë nga ajo se jemi serbë, nëse heqim dorë nga emrat dhe mbiemrat tanë, nëse heqim dorë nga Republika Serbe, nëse heqim dorë nga Kosova. Nëse heqim dorë, në fund të fundit nga Serbia, nga pavarësia jonë dhe sovraniteti, do të kisha marrë tre çmime Nobel deri tani, do të bëhesha edhe i bukur edhe i mençur, mund të isha çdo gjë, vetëm nëse do të donim ta bënim këtë. Pasi nuk e bëjmë, atëherë jemi më të këqijtë në botë. Por është shumë më e lehtë për mua të jem më i keqi në botë sesa të bëj diçka kundër Serbisë”, përfundon Vuçiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë