“Do punoj sa të kem takat”| 72-vjeçari: Jam i kënaqur, fitoj 35 mijë lekë dita
Meti me profesion usta ishte personazhi i kësaj jave në “Real People” në Euronews Albania.
72-vjeçari tregoi se e dashuron këtë profesion dhe nuk ka menduar ta lërë edhe pse në pension.
“Sa të kem takatin do punoj. Kjo puna mua më rinon, më kënaq, unë e dashuroj punën. Shkoj me qejf në punë,” – tha Meti i cili paguhet 3500 lekë dita për painime dhe lyerje.
Gjithashtu ai deklaroi gjatë intervistës: “Bojaxhi për mua është kot, është ofenduese. Ndërsa usta është në rregull, Një patinim i mirë nuk duhet të jap dritëhije dhe të ketë valëzim. Drita anësore është skaner. Kam 32 vite që merrem me këtë zanat.
Patinim aty e qaj unë profesionin. Kam punuar në Itali në Firence, në objekte të vjetra restaurime. Aty kam punuar dhe murator dhe suvaxhi. Vepra më e vështirë janë restaurimet në gurë. Të nxjerrësh gurin e pastër. Pas Italisë kam qenë në Greqi dhe Francë. Tani pres mos iki për Gjermani për të punuar aty. Janë çuna të rinj që duan të më marrim. Jam 72-vjeç dhe do vazhdoj të punoj”.
LEXONI GJITHASHTU:
Manushaqja, poetja e lirë në “Real People”: Familjarët nuk mi kanë lexuar librat
Historia e zysh Nerminit, mësuesja ikonë e baletit shqiptar tregon pengun e saj
Angjelo rrëfehet në “Real People” për jetën në Greqi:Na diskriminonin ne shqiptarëve
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në