“Do shkundim themelin e argumenteve”, Studentja e mjekësisë: Na fusni në Parlament
Një grup deputetësh me në krye kryetaren e komisionit të shëndetësisë Zheni Gjergji, iu bashkuan protestës së studentëve të mjekësisë në ambientet e jashtme të Parlamentit.
Një nga studentet e mjekësisë e cila po proteston që të mos miratohet projektligji i cili do vendosë studentët para një kontrate e cila pas përfundimeve të studimeve do i mbajë ata në Shqipëri, tha se ata kanë bërë kërkesë për të folur në parlament.
Ajo tha se pavarësisht se kryeparlamentarja e mohon, ata kanë bërë kërkesë për të mbajtur fjalën e tyre në këtë seancë të fundit të parlamentit, për të shtruar argumentet e tyre.
“Ne kemi gjetur përkrahje jo vetëm nga deputet të opozitës por edhe nga të mazhorancës. Është e papranusheme të votohet një projektligj i cili do të shënojë një datë zie për ne dhe sistemin e shëndetësisë.
Ne jemi mbledhur në pikë të vapës, po protestojmë dhe duam të futemi brenda e të mbajmë fjalën tonë për një ligj anti-kushtetues e ata nuk e pranojnë kërkesën. Lindita Nikolla tha se ne nuk kemi bërë kërkesë për të folur në parlament, por kjo fletë me firmat tona tregon të kundërtën. Duam të futemi, të mbajmë fjalën tonë dhe të shkundim mirë themelin e argumenteve”,-tha studentja.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë