“Do sqaronim konfliktin e 3 muajve më parë” – Si u masakrua 15-vjeçari në Gramsh
Prokuroria e Elbasanit ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për katër të miturit e arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre 15-vjeçar Fatjon Bici në Gramsh.
Ata akuzohen për vrasje ne bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
Gazetarja e Euronews Albania, Iris Shabani solli detaje nga dosja e prokurorisë ku bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 thika, një nga të cilat me njolla gjaku e përdorur në krim dhe doreza hekuri.
Në dëshminë e autorit të dyshuar i mituri thotë se ditën e ngjarjes ka shkuar në shkollë bashkë me tre shokët e tij. Ai tregon se 3 muaj më parë kanë pasur një konflikt te fusha e lodrave te makinat elektrike me një grup djemsh. Bashkë me tre shokët e tij kanë shkuar në qytetin e Gramshit dhe kanë pritur njërin nga djemtë me të cilin kishin pasur konflikt me qëllim që të sqaroheshin. Ky i fundit ishte kushëriri i viktimës i cili mbeti i plagosur në ngjarje.
Autori i krimit ka treguar në dëshminë e tij se personi me flokë kaçurrela e kishte goditur me grusht në fytyre dhe ka nxjerrë thikën që ishte me buton dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Ai ka thënë gjithashtu se nuk mban mend nëse ka goditur persona të tjerë pasi ka qenë i trembur dhe është larguar menjëherë për t’i shpëtuar policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Masat pas vrasjes në Gramsh, orë sensibilizuese në shkollat e gjithë vendit
- 15-vjeçari humbi jetën, policia jep detaje nga sherri mes 5 adoleshentëve në Gramsh
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 21:33 Ekonomisti Muharremi: Review-të negative po shkatërrojnë Pasuritë Kombëtare, e njoh mirë turizmin
- 21:22 “Kuvendi Kombëtar mund të krijojë një lëvizje apo parti?” Armir Shkurti tregon si do organizohet
- 21:03 Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 20:53 Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin
- 20:47 Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 20:45 Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima