Dodik kërcënoi me ndarjen e Bosnje Hercegovinës, reagon SHBA

29 Dhjetor 2023 | 10:50

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë i ka reaguar kreut te etninetit serb ne Bosnje Hercegovinë, Milorad Dodik duke përsëritur qëndrimin që Republika Srpska në Bosnje nuk i lejohet shkëputja.

SHBA thekson se do të veprojë ndaj çdo përpjekjeje që cënon marrëveshjen e Deytonit.

“Republika Srpska është një ent brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës. Është pjesë përbërëse e vendit, por as Republika Srpska dhe as Federata e BiH nuk ekzistojnë jashtë Bosnje-Hercegovinës. Kushtetuta e BiH nuk parashikon të drejtën e shkëputjes së një njësie ose ndonjë njësie tjetër nënshtetërore. Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se do të veprojnë për të kundërshtuar veprimet anti-Dayton, dhe shkëputja është një veprim kundër Dejtonit. Milorad Dodik e ka gabim nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë mënjanë ndërkohë që ai e shtyn BiH-në drejt konfliktit”, shkruan në rrjetin “X” ambasada e SHBA-ve në Sarajevë.

Përfaqësuesi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, ka paralajmëruar një konflikt të ri në Ballkan. Në intervistë televizive, lideri radikal i Republikës Sërpska, që është sanksionuar nga SHBA për korrupsion, tha se shumë shpejt serbët e Bosnjës mund të daklarojnë shkëputjen si entitet nga Bosnje-Hercegovina.

Sipas tij, edhe nëse ky vendim do të sjellë reagime nga SHBA dhe BE, miqtë e Republikës Sërpska nuk do të lejojnë që të ketë ndërhyrje ushtarake.

Shkëputja e Republikës Srpska nga Bosnja, sipas tij do të ndodhë nëse përfaqësuesit ndërkombëtarë në Bosnjë do të miratojë ligjin për çështjen e pronave shtetërore. Dodik tha se ka informacione se një vendim i tillë mund të merret në janar dhe ka paralajmëruar se në atë rast Kuvendi i RS-së do të mblidhet menjëherë dhe do të shpallë shkëputjen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026