Domenikania e martuar me fierakun: Do vijmë këtë verë për pushime në Shqipëri
Patricia është një vajzë me origjinë nga Republika Domenikane, e lindur në Miami dhe jeton në New York.
Pikërisht në New York ajo u njoh me dashurinë e saj të jetës, një djalë fierak i quajtur Mariento. Ata u njohën para 2 vitesh në studion e tij fotografike pasi ai punon si fotograf dhe nuk e zgjatën shumë e vendosën që të martohen.
Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania Patricia tregoi se është mrekulluar me faktin se sa shumë fjalë shqipe kanë ngjashmëri me spanjishten.
Ajo tha se nuk ka qenë kurrë në Shqipëri dhe do të kishte shumë dëshirë të shkonte këtë verë.
“Plazhet janë të mrekullueshme, dhe republikane njihet si një vend tropikal me dete dhe duke parë Shqipërinë që ka plazhe të mrekullueshme, mezi pres të vij. Këtë verë do shkojmë në Spanjë dhe meqë do jemi në Spanjë do kalojmë edhe në Shqipëri dhe do ju takojmë personalisht”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale