Dorëheqja e Zaev, LSDM zgjedh kryetarin e ri më 12 dhjetor

27 Nëntor 2021 | 00:49

Zoran Zaev nuk do të jetë më kryeministër dhe as kryetar i Lidhjes Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut.

Në mbledhjen e strukturave të LSDM është vendosur që të shkohet në zgjedhje për kryetarin e ri pas dorëheqjes së Zaev nga rezultati i dobët në zgjedhjet lokale.

Sipas zëdhënëses së partisë Bogdanka Kuzevska, procedura për zgjedhje fillon prej 27 nëntorit dhe në këto zgjedhje kanë të drejtë të kandidohen të gjithë anëtarët e partisë të cilët i plotësojnë kushtet sipas statutit.

Votimi brenda partisë për zgjedhjen e kryetarit të ri do të mbahet më 12 dhjetor. Ndërkohë përveç për kryetarit në këto zgjedhje brenda-partiake do të zgjidhen edhe organet tjera të partisë. Kryetari i ri i LSDM pritet të jetë dhe kryeministër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026