Dorëhiqet nga detyra kreu i Gardës së Republikës, Gramoz Sako

3 Shkurt 2024 | 14:05

Dorëhiqet nga detyra kreu i Gardës së Republikës Gramoz Sako. Sipas burimeve të Euronews Albania dorëheqja është pranuar nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Dorëheqja e tij vjen pak pas përjashtimit të një efektivit të Gardës së Republikës, i cili kishte deklaruar se kishte përdorur aplikacionin e përdorur nga grupet kriminale Sky ECC.

Gramoz Sako mbante detyrën e Komandantit të Gardës së Republikës që prej vitit 2013.

Ndërsa me hyrjen në fuqi të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, Z. Sako mban gradën “Drejtues Madhor”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026