Dorëhiqet prefekti i Lezhës, Gjokë Jaku
Prefekti i Lezhës, Gjokë Jaku ka dhënë të hënën dorëheqjen nga detyra, pas 3 vitesh në këtë funksion.
Ndonëse Jaku nuk jep asnjë arsye për tërheqjen e tij, ai e ka ‘justifikuar’ me një shprehje të Martin Luter Kingut; “Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi”.
“Sot kam dorëzuar dorëheqjen time nga funksioni i Prefektit të Qarkut Lezhë. Kjo periudhë 3 vjeçare ka qenë një eksperiencë e vlefshme për mua e pas asaj të Q. Shkodër në vitet 1997-2000, më ka plotësuar CV time por jo vetëm”, shprehet Jaku.
Gjokë Jaku më parë ka mbajtur detyrën e prefektit të Shkodrës, ka drejtuar Bashkinë Lezhë si dhe ka qenë deputet i Partisë Socialiste.
Jaku, i cili në qershor 2019 u emërua Prefekt i Qarkut të Lezhës, ka mbajtur gjithashtu edhe postin e zv.ministrit të Bujqësisë.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut