Dosja Çyrbja/ SPAK pyet zyrtarët e policisë, çfarë u deklaruan efektivët prokurorëve

16 Korrik 2025 | 15:54

SPAK ka pyetur disa zyrtarë të Policisë së Shtetit, lidhur me dosjen ‘Çyrbja’.

Euronews Albania sjell detajet ku kompjuteri që qëndronte i hapur 24 orë në 7 ditë të javës në zyrën e Interpol Tiranës, ishte i aksesueshëm nga të gjithë punonjësit.

Ndërsa hetimet vijojnë kush e furnizoi me informacione sekrete ish-deputetin.

Spak ka ndarë në një fraksion me vete dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja për të identifikuar punonjësit e policisë apo agjencive të tjera ligjzbatuese që kanë abuzuar me detyrën, duke nxjerrë informacione sekrete apo të klasifikuara.

Në kuadër të këtyre hetimeve ku Çyrbja akuzohet për tregim të sekretit shtetëror, madje edhe në bashkëpunim, pasi ka informuar persona që shpalleshin në kërkim ndërkombëtar, SPAK ka pyetur të paktën deri më tani 4 zyrtarë të kohës në zyrën e Interpol Tiranës.

“Dua të bëj me dije se fjalëkalimin e kompjuterit 24/7 nuk disponohej vetëm nga ana ime si operator, apo kolegët e mi të kësaj zyre, por edhe nga oficerët specialist koordinatorë, pasi ata hynin në këtë sistem për të parë materialet e ardhura dhe printimin e tyre”, ka deklaruar një zyrtar policor.

“Regjistri ynë elektronik në Excel, në njohurinë time, nuk është më funksional pas sulmit kibernetik që patën kompjuterat e Policisë së Shtetit”, mëson Euronews të jetë shprehur një zyrtar tjetër.

Në deklarimet e dhëna para agjentëve të BKH, zyrtarët e Interpol Tiranë kanë lënë të kuptohet se të dhënat mund të jenë nxjerrë nga struktura të tjera të policisë, që njiheshin me këtë informacion sekret.

“Pasi një shtet anëtar i Interpol sillte në rrjet një email ku bënte me dije se një shtetas shqiptar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sipas procedurës standarde të veprimit në atë kohë për të cilën pyetem, duhet që për 24 orë nga zyra jonë të kalohej në departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtorinë e IT për ta shpallur në sistemin TIMS”, ka thënë  një tjetër zyrtar policor për prokuroret e SPAK.

Por duket se kompjuteri kryesor ku merreshin të dhënat nga Interpol, nga dëshmitë e zyrtarëve, ka qenë një “han pa porta”.

“E dija se kush ishte emri i përdoruesit dhe i fjalëkalimit të këtij kompjuteri pasi ishte i vendosur i shfaqur në një tabelë, por nuk isha unë e vetme që e dija këtë pasi edhe specialistët koordinatorë dhe operatorët 24/7 e dispononin”, ka thënë një punonjëse e zyrës se Interpol Tiranës.

Me këto dëshmi, por dhe ndarjen në fraksion të dosjes, SPAK duket se po has vështirësi në identifikimin e zyrtarëve policorë që kanë abuzuar me detyrën duke dekonspiruar arrestimet për llogari të Interpol.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026