Dosja Haklaj në SPAK, Idajet Beqiri: Ka disa dëshmitarë, por kanë frikë të tmerrshme

28 Prill 2023 | 13:12

Idajet Beqiri, avokati i Aishe Haklaj, tha se ka mjaft dëshmitarë për vrasjen e vëllezërve Haklaj, por ata janë të frikësuar që të dalin e të flasin.

Gjithashtu ai tha se Muhamet Haklaj, vëllai i madh i familjes dhe Zylfia Haklaj, nuk do mund të vijnë në Shqipëri për të dhënë dëshmitë e tyre, pasi autoiritet Suedeze u kanë thënë se nuk do mbajnë përgjegjësi për atë që mund të ndodh nëse ata kthehen.

Avokati tha se edhe Aishe shkoi në SPAK me shami që të mos njihej dhe se nuk pritej që dalja e saj para SPAK të zbulohej kaq shpejt nga mediat.

“Ka disa dëshmitarë në Tropojë, por një pjesë e mirë e tyre, kanë një frikë të tmerrshme se e dinë që krimi i organizuar, kjo organizatë kriminale është ndër më të rrezikshme, sepse ka struktura të veta në gjykatë, në prokurori, madje edhe në SPAK.

Kështu që kanë hezitimin e vetë. Sa i përket familjes së Haklajve, djali i madh i tyre, Muharremi dhe Zylfia, e kanë të ndaluar rreptësishtë të vijnë në Shqipëri pasi autoritetet Suedeze u kanë thënë se nuk mbajnë përgjegjësi nëse vijnë dhe rrezikohem ndërsa sa i takon Aishes, do e thotë vetë ajo në një moment tjetër se si erdhi.

Kur e solla në SPAK e solla me shami. Ajo nuk e di që këtu është bërë numri i madh i gazetarëve, kur të dalë do shokohet. Unë do e bëj një konsultë me të para se të dali nëse do komunikoj me mediat. Por ajo nuk ka çfarë të thotë sepse do ia lërë hetimit nga SPAK”,-tha Idajet Beqiri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024