Dosja SASPAC/ Beqaj në seancën paraprake në GJKKO: Akuzat janë të pabaza

15 Tetor 2025 | 14:13

Në GJKKO po zhvillohet seanca paraprake për dosjen SASPAK, ku ish-ministri Ilir Beqaj është përballur me akuza për korrupsion pasiv në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC. Seanca po mbahet me dyer të mbyllura.

Në fjalën e tij të siguruar nga Euronews Albania para gjykatës, Beqaj mohoi kategorikisht akuzat, duke theksuar se në vendimet e Gjykatës është vënë në dukje se ai nuk është funksionar i lartë, çka sipas tij hedh poshtë akuzën për korrupsion pasiv në këtë cilësi.

“Edhe pse kjo seancë zhvillohet me dyer të mbyllura, dua të bëj të qartë se akuza është e pabazuar. Kam pritur ballafaqimin gjyqësor, por nga dje e kuptova arsyet e këtij ndjekjeje, pas raportimit të kreut të SPAK në Komisionin e Ligjeve. Mungojnë statistikat për funksionarët e lartë që shpërdorojnë fonde të BE-së dhe masa e sigurisë është joproporcionale.”

Ish-ministri shtoi se ka vendime të Gjykatës që e çojnë poshtë këtë cilësim dhe kritikoi mungesën e veprimit nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026