“Drama e emigrimit! Aty inxhinieri bën punë të rëndomta”-avokati shqiptar në Itali
Avokati Gentian Alimadhi ishte këtë të martë i ftuar në “Good Morning Albania” për të folur rreth vështirësive të emigrantëve që zgjedhin për të jetuar në Itali.
Ai tha se në shumicën e rasteve është shumë e vështirë që një njeri me një stad të caktuar shoqëror të ketë po të njëjtin status në Itali. Ai tha se shpesh inxhinieri emigrant në Itali bën punë të rëndomta, pasi shkolla nuk njihet.
“Drama e emigrimit është pikërisht kjo. Një inxhinier andej bën punë të rëndomta. Nuk mund të fillojë në një farë moshe të fillojë studimet që t’i njihet diploma e këtushme. Çdo lloj shkolle, nëse universiteti të njeh të gjitha provimet që t’i ke bërë këtej, por duhet të kalosh prap në një shkollë.
Dentisti, punëtorët që më vijnë në shtëpi janë shqiptarë, në të gjitha fushat ka shqiptar. Sa e vështirë është për ata që vijnë tani? Është e vështirë në bazë të moshës. një me fëmijë dhe mbi 40 vjeç e ka shumë të vështirë që ta rifillojë sepse duhet të punojë për të krijuar një bazë ekonomike për të qenë i qetë për të studiuar dhe për t’u profesionalizuar ndër vite në profesionin e tij”,-tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale