Drejtoresha e e-Albania prezanton transformimin digjital në ministerialin rajonal

29 Gusht 2023 | 14:44

Ministeriali “Transformimi Digjital në Rajonin e Ballkanit Perëndimor”, që u organizua në Bled, Slloveni, ka bërë bashkë ekspertë dhe përfaqësues të shërbimeve qeveritare nga rajoni, për të shkëmbyer idetë, arritjet dhe sfidat në fushën e transformimit digjital, në vendet e tyre përkatëse.

E pranishme në këtë ministerial, Drejtoresha e portalit unik qeveritar e-Albania, Nevila Repishti prezantoi përvojën e Shqipërisë në këtë proces.

Një nga sesionet më të rëndësishme të diskutimeve “Hartimi i Performancës Digjitale në Rajonin e Ballkanit Perëndimor” u përqendrua në arritjet dhe sfidat në vendet e Ballkanit Perëndimor sipas metodologjisë DESI (Indeksi i Ekonomisë dhe Shoqërisë Digjitale), duke përfshirë edhe shkëmbimin e praktikave të suksesshme.

Në fjalën e saj, Repishti vuri theksin tek e-Qeverisja, menaxhuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit që është bërë një realitet i dukshëm në Shqipëri; tek ofrimi i 95% të shërbimeve publike online, duke përfshirë 27 milionë dokumentet që merren me vulë dhe nënshkrim elektronik; tek 2.8 milion qytetarët dhe bizneset që marrin lehtësisht këto shërbime të cilat po u kursejnë kohë e para në xhepat e tyre; tek infrastruktura e ndërtuar e Çelësave Publikë, që është ofruesi i nënshkrimit elektronik për qytetarët, përfaqësuesit e bizneseve, punonjësit e administratës publike etj.

Revolucioni digjital i shërbimeve publike në Shqipëri ka ndryshuar jo vetëm mënyrën e ofrimit të tyre, por edhe perceptimin e qytetarëve dhe vetë administratës publike, rreth kësaj forme të re të komunikimit, të paevitueshëm me institucionet shtetërore, ndryshime këto që reflektohen në treguesit pozitivë të Indeksit të Ekonomisë dhe Shoqërisë Digjitale (DESI), sidomos në aspektin e shërbimeve digjitale publike, ku komponentët e indeksit DESI janë kombinuar për të shënuar përparimin e arritur në këtë fushë.

Më tej drejtoresha e e-Albania foli edhe për hapat e mëtejshëm që Shqipëria po ndërmerr për të zhvilluar një strategji të qartë për inteligjencën artificiale (AI), duke përfshirë dhe parimet etike për përdorimin e saj në administratën publike, zbatimin e e-Albania 2.0 për të përmirësuar më tej shërbimet digjitale si dhe për të siguruar një përvojë më të shpejtë dhe më të personalizuar me aplikuesit.

Një ndër projektet më të rëndësishme në këtë drejtim është prezantimi i asistentit virtual, me modulin e chat GPT, bazuar në zë, që do të ndihmojë qytetarët dhe bizneset në përdorimin e shërbimeve elektronike, përmes komunikimit me të, pasi operatori virtual me modulin e Chat-GPT do të jetë aty në kohë reale, për të dhënë përgjigjet e nevojshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjyqi në GJKKO, avokati Cakrani: CEZ-DIA është lobuar për të goditur Metën, në 2009 nuk ka qenë funksionar

Këtë të mërkurë po mbahet në GJKKO seanca e radhës për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. I pranishëm në seancë është avokati...
11:05 | 24/06/2026

Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë

Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjeçarin Meklajd Meçaj, i akuzuar për vrasjen me thikë të...
10:38 | 24/06/2026

Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka marrë pjesë në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane. Në fokus të këtij eventi ishte sistemimi i...
10:26 | 24/06/2026